16 Shtator 2025

Zhvillimet në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive më 30.06.2025

Në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj. Numri i fondeve të investimit më 30.06.2025 arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative.
Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 30.06.2025, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 69.09 miliardë lekë ose (Euro 704 milionë) me një rritje prej 7,724 milionë lekë ose 12.59%, krahasuar me 31.12.2024.
Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK më 30.06.2025 është 41,418 me një rritje prej 9.61% krahasuar me 31.12.2024
Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 62.95 miliardë lekë ose (Euro 642 milionë) me një rritje prej 13.68% krahasuar me 31.12.2024.
Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.84% dhe ndërkohë 5.79% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’24 30.06.’25 31.12.’24-30.06.’25
Asetet neto të FI 61,362 69,086 12.59


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.06.2025
Fondi Investimit Numri i anëtarëve në F.I. Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 33,769 43,665
Raiffeisen Vizion 4,278 11,867
Raiffeisen Invest EURO 1,735 4,287
Sea Land 2 3,355
Green View 2  2,601
Credins PREMIUM 394 929
Raiffeisen MIX 107 372
ABI EIA 62 384
ABI FLEX EURO 23   304   
WVP Global 457 370
Albsig Standard 129   293
WVP Top Invest 365   243
Raiffeisen Solid 77 178
ABI FLEX USD 6   58
Credins Optimal 7 175
Sigal Invest 5 4  
Total 41,418 69,086

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.

_________________________
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2025 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 98.08 lekë