23 Shtator 2025

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 30.09.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.06.2025;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025;
  5. Mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2025;
  6. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025”;
  7. Projekt: “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a. për vitin ushtrimor 2025”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. për vitin ushtrimor 2025”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025”;
  11. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare”;
  12. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Albsig Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  13. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.”;
  14. Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  15. Të tjera.