30 Shtator 2025

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30.09.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  2. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a. për vitin ushtrimor 2025;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. për vitin ushtrimor 2025;
  5. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025;
  6. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Albsig Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  8. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.