24 Tetor 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 31.10.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 8-mujor të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “ABI Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e delegimit të funksionit të IT të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a., tek shoqëria e sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e delegimit të funksionit të IT dhe marketingut të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life” sh.a., tek shoqëria e sigurimit “Sigal UGA” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Informacion mbi inspektimet në vend lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Të tjera.
Shqip
English