28 Tetor 2025

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-shtator 2025

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-shtator 2025, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 54.03% dhe 40.09% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-shtator 2025, u dominua në masën 54.33% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 45.67% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 72.51% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-shtator 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.13% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   

Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F

Transaksioni i llojit B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës janar-shtator 2025, ka pasur një ulje prej 4,938 milionë lekë ose 67.56% krahasuar me periudhën janar-shtator 2024. Gjithashtu edhe numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 52.91%.

Transaksioni i llojit C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)gjatë periudhës janar-shtator 2025, ka pasur një rritje prej 40.71 milionë lekë ose 1.99% dhe me një ulje prej 4.81% në numrin e transaksioneve, krahasuar me periudhën janar-shtator 2024.

Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” gjatë periudhës janar-shtator 2025 nuk janë ekzekutuar transaksione.

Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 5,103 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2024.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-shtator 2024 2025 `25/`24-1
B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) 7,309.07 2,371.11 (67.56)
  Klientë joprofesionistë (Individë) 3,966.72 1,262.91 (68.16)
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) 2,987.65 690.10 (76.90)
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar 354.70 418.10 17.87
C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) 2,047.82 2,088.53             1.99
  Klientë joprofesionistë (Individë) 1,605.42 2,018.83 25.75
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë 18.70 9.70 (48.13)
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar            423.70 60.00 (85.84)
F Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) 205.89 - (100.00)
  Klientë joprofesionistë (Individë) 188.89 - (100.00)
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) - - -
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar 17.00 - (100.00)




Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.