31 Tetor 2025
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31.10.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025;
- Miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a;
- Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “ABI Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
- Miratimin e delegimit të funksionit të IT të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a., tek shoqëria e sigurimit “Eurosig” sh.a.;
- Miratimin e delegimit të funksionit të IT dhe marketingut të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life” sh.a., tek shoqëria e sigurimit “Sigal UGA” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English