Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 30.09.2025
Gjatë periudhës janar-shtator 2025, në tregun e fondeve të pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur) më 30.09.2025 tregon një total asetesh neto prej 14,357.03 milionë lekë (148 milionë euro[1]) me një rritje prej 1,486 milionë lekë (11.55%) krahasuar me 31.12.2024. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur), më 30.09.2025 rezultoi 48,864 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.77% krahasuar me 31.12.2024.
Tregues të fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur)
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
| 31.12.’24 | 30.09.’25 | 31.12.’24-30.09’25 | ||||
| Asetet neto të FP | 12,870.80 | 14,357.03 | 11.55 | |||
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve private* 30.09.2025
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL MAX PENSION | 17,791 | 3,522.20 |
| CREDINS PENSION | 19,295 | 2,782.80 |
| RAIFFEISEN | 5,111 | 1,904.30 |
| ALBSIG | 4,660 | 877.74 |
| SMART PENSION | 698 | 116.71 |
| SIGAL PRO PENSION | 633 | 60.06 |
| MASTER PENSION FUND | 5 | 7.58 |
| TOTAL | 48,193 | 9,271.40 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Pensioneve Private , 30.09.2025 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 96.82 lekë
Shqip
English