20 Nentor 2025

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 27.11.2025, ora 12:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimi i buxhetit afatmesëm 2026-2028”;
  4. Mbi inspektimin tematik pranë SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a.;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e zgjerimit të veprimtarisë të shoqërisë së sigurimit “Atlantik - Shoqëri Sigurimi” sh.a., në klasa të tjera të sigurimit”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare, nga rritja e kapitalit”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë “Ansig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Vienna Life Insurance-Vienna Sigurim Jetë” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “IFIS Broker” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e rinovimit të licencës së aktuarëve të autorizuar”;
  12. Projekt “Mbi heqjen me kërkesë të licencës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime, në klasat e jojetës”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  14. Të tjera.