27 Nentor 2025

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27.11.2025, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e buxhetit të vitit 2026 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimi i buxhetit afatmesëm 2026-2028;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2025;
  3. Miratimin e zgjerimit të veprimtarisë të shoqërisë së sigurimit “Atlantik-Shoqëri Sigurimi” sh.a., në klasa të tjera të sigurimit;
  4. Miratimin e emërimit të Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Vienna Life Insurance-Vienna Sigurim Jetë” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “IFIS Broker” sh.a.;
  6. Miratimin e rinovimit të licencës së aktuarëve të autorizuar;
  7. Heqjen me kërkesë të licencës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime, në klasat e jojetës;
  8. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.