3 Dhjetor 2025

Publikohet për Konsultim Publik Projektligji “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”

Projektligji “Për Tregjet e Kripto-Aseteve” është publikuar për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Dokumenti i plotë është i disponueshëm në platformën zyrtare të konsultimeve publike, në likun:
 
https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/899
 
Projektligji synon të vendosë një kuadër ligjor për emetimin dhe shërbimet e kripto-aseteve në Shqipëri, në përputhje me Rregulloren (BE) 2023/1114 (MiCA).
 
Ai synon të vendosë:
 

  • Siguri juridike dhe mbrojtje të lartë për investitorët;
  • Harmonizim me legjislacionin për investimet, pagesat dhe paranë elektronike;
  • Forcimin e kredibilitetit të vendit në raport me proceset e vlerësimit ndërkombëtar;
 
 
Ministria fton të gjitha palët e interesuara të japin komentet e tyre brenda afatit të konsultimit.