11 Dhjetor 2025

Zhvillimet në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive më 30.09.2025

Në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj. Numri i fondeve të investimit më 30.09.2025 arriti në 16, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative.
Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 30.09.2025, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 68.13 miliardë lekë ose (Euro 704 milionë) me një rritje prej 6,769 milionë lekë ose 11.03%, krahasuar me 31.12.2024.
Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK më 30.09.2025 është 41,686 me një rritje prej 10.32% krahasuar me 31.12.2024
Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 62.00 miliardë lekë ose (Euro 640 milionë) me një rritje prej 11.69% krahasuar me 31.12.2024.
Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 81.21% dhe ndërkohë 6.24% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’24 30.09.’25 31.12.’24-30.09.’25
Asetet neto të FI 61,362 68,130 11.03


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.09.2025
Fondi Investimit Numri i anëtarëve në F.I. Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 33,951 42,974
Raiffeisen Vizion 4,307 11,402
Raiffeisen Invest EURO 1,784   4,487
Sea Land 2   3,355
Green View 2  2,601
Credins PREMIUM 382 876
Raiffeisen MIX 105 378
ABI EIA 62 388
ABI FLEX EURO 24 315
WVP Global 461 380
Albsig Standard   129   287
WVP Top Invest 364 242
Raiffeisen Solid 93 204
ABI FLEX USD 6   60
Credins Optimal 7 175
Sigal Invest 7 7  
Total 41,686 68,130

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
_________________________
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2025 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 96.82 lekë