22 Dhjetor 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 29.12.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Mbi analizat financiare për tregun e sigurimeve për periudhën 30.09.2025;
- Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për nëntëmujorin e vitit 2025;
- Mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2025;
- Projekt “Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2025”;
- Informacion mbi auditimet e kryera nga Njësia e Auditimit të Brendshëm;
- Projekt “Për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2026, si dhe planit strategjik për vitet 2026-2028”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit dhe Zv/Administratores së Përgjithshme të shoqërisë “Raiffeisen Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.
Shqip
English