Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 29.12.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
1. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2025;
2. Miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2026, si dhe planit strategjik për vitet 2026-2028;
3. Miratimin e emërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit dhe Zv/Administratores së Përgjithshme të shoqërisë “Raiffeisen Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
4. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare, nga rritja e kapitalit;
6. Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë “Ansig” sh.a.
Shqip
English