17 Korrik 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 18.07.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.   Analiza financiare e shoqërive të sigurimit për periudhën kohore 31.12.2011 deri më 31.03.2012;

2.   Projekt mbi miratimin e rregullores “Për rregullat e inventarizimit dhe nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve në zotërim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;

3.   Projekt “Mbi miratimin e depozitarit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “Sicred” sh.a.”;

4.   Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në emër dhe për llogari të shoqerisë së agjentëve “UDSA” sh.p.k”;

5.   Projekt “Licencim broker fizik  në sigurime”;

6.   Projekt “Licencim vlerësues dëmesh në sigurime”;

7.   Projekt “Mbi miratimin e Administratorit të “RAIFFEISEN INVEST””;

8.   Projekt “Licencim agjentë në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a”;

9.   Informacion “Mbi realizim e planit financiar të AMF-së pesë mujori i parë të vitit 2012  dhe propozimet për rialokime”;

10. Informacion “Mbi zhvillimin e mbledhjes së parë të Bordit Kërkimor si dhe propozimi i shtojcës në rregulloren
      nr. 177, datë 13.12.2011, “Mbi organizimin e veprimtarisë kërkimore në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;

11. Informacion Auditi i  Brendshëm;

12. Të tjera.