18 Korrik 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 18 korrik 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,  shqyrtoi dhe miratoi:
        
1.  Analizën financiare të shoqërive të sigurimit për  vitin 2011 dhe 3 mujorin e parë të vitit 2012;

2.  Rregulloren “Për rregullat e inventarizimit dhe nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve në zotërim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;

3.  Depozitarin e shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a;

4.  Licencimin e agjentëve në emër dhe për llogari të shoqërisë së agjentëve “UDSA” sh.p.k;

5.  Licencimin e brokerit fizik në sigurime;

6.  Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;

7.  Administratorin e përgjithshëm të shoqërisë “RAIFFEISEN INVEST- SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TË
     PENSIONIT DHE SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE” sh.a.;

8.  Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA
     GROUP AUSTRIA” sh.a.;
9.  Ndryshimin e planit financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2012;

10.Një shtesë në Rregulloren “Mbi organizimin e veprimtarisë kërkimore në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.