25 Korrik 2012

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2012

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2012 u dominua në masën 78.25% të volumit të tij nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 21.75% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2012, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 42.67% dhe 31.65% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.12% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2012 ka pasur një rritje prej 293.55 milionë lekë ose në masën 8.34%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shoqëruar me një ulje në masën 6.85% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C “Blerje nga individët para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2012 ka pasur një ulje prej 341.07 milionë lekë ose 20.68%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shoqëruar me një rritje në masën 2.04% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me periudhën janar-qershor 2011, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 47.52  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2011, 2012

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Janar–Qershor

2011

2012

`12/11-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

 

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

3,519.69

3,813.24

8.34

 

Individë

2,780.65

2,796.77

0.58

 

Persona juridikë

739.04

1,016.47

37.54

 

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

1,649.49

1,308.42

(20.68)

 

 Individë

811.24

766.37

(5.53)

 

Persona juridikë

838.25

542.05

(35.34)


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2012 (në versionin PDF) klikoni këtu