25 Korrik 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar–qershor 2012

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-qershor 2012, arritën rreth 4,072 milionë lekë, ose 5.56% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-qershor 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 469,449 me një ulje prej 25.40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.26% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.10% të këtij vëllimi. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar përfaqësuan 54.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 45.52% të totalit të tregut.

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2012 dëmet e paguara gjithsej arritën rreth 1,501 milionë lekë ose 35.96% më shumë se në periudhën janar-qershor 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 1,854 milionë lekë, ose rreth 2.71% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-qershor 2012, pati rritje prej 24.26% për primet e shkruara bruto. Edhe numri i kontratave pati gjithashtu rritje prej 2.41% krahasuar me janar-qershor të vitit 2011.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor 2012, pati rritje prej 5.14% për primet e shkruara bruto. Po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 12.64% krahasuar me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil, gjatë periudhës janar-qershor 2012, pati ulje me 51.39% për primet e shkruara bruto, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2011. Ndërkohë numri i kontratave pati rritje prej 13.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit të shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-qershor 2012, arritën rreth 2,218 milionë lekë, ose 7.81% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 37.67% krahasuar me janar-qershorin e vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës
, gjatë periudhës janar-qershor 2012, patën ulje me rreth 6.80% kundrejt janar-qershorit të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat në total siguruan rreth 1,132 milionë lekë të ardhura, vendin e parë e zunë zjarri e dëmtimet në pronë me rreth 69.66%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 22.56% të totalit.

Në portofolin zjarri dhe rreziqet shtesë, gjatë periudhës janar-qershor 2012, ndihet një rritje prej 11.21% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 6.64% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-qershor të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2012, arritën në rreth 346 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 32.05% në krahasim me janar-qershorin e vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën sigurimet e aksidenteve me rreth 58.06% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës, gjatë periudhës janar-qershor 2012, arritën rreth 459 milionë lekë, ose rreth 10.66% më pak se janar-qershor i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2012 u rritën me rreth 35.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,045 milionë lekë, apo 69.63% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                                  në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-qershor

Ndryshimi

2011

2012

(në%)

Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

160

201

25.62

Karton Jeshil

477

606

26.89

Kasko

88.76

88.52

(0.27)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-qershor 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - qershor 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu