24 Gusht 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-korrik 2012, arritën rreth 4,931 milionë lekë, ose 5.11% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-korrik 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 594,930 me një ulje prej 21.40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 10.09% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.09%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 53.05% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 46.95% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2012 gjithsej dëmet e paguara arritën rreth 1,709 milionë lekë ose 35.28% më shumë se në janar-korrik 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 2,315 milionë lekë, ose rreth 0.33% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-korrik 2012, pati rritje prej 27.43% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 1.91% krahasuar me janar-korrik të vitit 2011.

Produkti sigurim kufitar, në periudhën janar-korrik 2012, pati rritje prej 12.51% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 62.65% krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil gjatë periudhës janar-korrik 2012 pati ulje me 51.67% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar-korrik të 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 16.52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar
 
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-korrik 2012, arritën rreth 2,615 milionë lekë, ose 9.46% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 36.64% krahasuar me janar-korrik të vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2012 patën ulje me rreth 5.17% kundrejt janar-korrik  të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat siguruan të ardhura rreth 1,380 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 67.49% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 24.65% të totalit.

Në portofolin zjarri dhe rreziqet shtesë gjatë periudhës janar-korrik 2012 ndihet një rritje prej 12.14% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 4.26% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-korrik të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-korrik 2012 arritën në rreth 406 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 30.72% në krahasim me janar-korrik të vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën sigurimet e aksidenteve me rreth 57.85% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2012 arritën rreth 498 milionë lekë, ose rreth 23.50% më pak se janar-korrik i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik 2012 u rritën me rreth 35.28% krahasuar me janar-korrik të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,219 milionë lekë, apo 71.37% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                                  në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-korrik

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

164

200

22.02

Karton Jeshil

474

634

33.88

Kasko

94

84

(10.39)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-korrik 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - korrik 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu