27 Gusht 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 29.08.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Projekt “Për miratimin e shoqërisë së ekspertit kontabël të regjistruar për auditimin e shoqërive të sigurimit”;
2.    Projekt “Për miratimin e audituesit të jashtëm për auditimin e shoqërive administruese të fondit të pensionit”;
3.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve në prospektin e Fondit të pensionit vullnetar “SiCRED Pension” dhe të kontratave-tip, nën administrimin e shoqërisë administruese të fondit të pensionit vullnetar SiCRED”; 
4.    Projekt “Mbi miratimin e statutit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;
5.    Projekt “Mbi ndryshimin e statutit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “SIGAL-LIFE, UNIQA Group Austria” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;
6.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “EUROSIG”  sh.a. si rezultat i shitjes së aksioneve”;
7.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të formular kërkesës për vlerësuesit e dëmeve në sigurime”;
8.    Projekt “Mbi licencimin si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.”;
9.    Projekt “Mbi licencimin në profesionin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
10.  Projekt “Mbi miratimin e administratorit të përgjithshëm të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.”;
11.  Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit për klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së agjentëve “UDSA” sh.p.k.”;
12.  Projekt ”Mbi miratimin e udhëzimit “Për vlerësimin e ecurisë dhe rezultateve në punë të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
13.  Projekt "Mbi një ndryshim në rregulloren Nr. 18/1, datë 25.02.2010  “Për tarifat e licencimit dhe funksionimit të shoqërisë administruese, depozitarit dhe agjentit të fondeve të pensionit vullnetar”, e ndryshuar.”;
14.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal””;
15.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të investimeve “Raiffeisen Prestigj””;
16.  Projekt “Mbi lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin teknik ndërmjet Agjensionit për Supervizion i Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, Maqedonas  dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
17.  Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për procedurat e ndalimit të përdorimit të lirë të pasurive të shoqërisë së sigurimit””;
18.  Projekt  “Mbi tërheqjen e licencës të shoqërisë “Bindi Insurance Broker” sh.a. për ushtrim aktiviteti si broker në sigurime”;
19.  Projekt “Mbi shqyrtimin e ankimit administrativ të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;
20.  Të tjera.