29 Gusht 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 gusht 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Shoqëritë e ekspertit kontabël të regjistruar për auditimin e shoqërive të sigurimit;
 
2.  Audituesit e jashtëm për auditimin e shoqërive administruese të fondit të pensionit;
 
3.  Statutin e shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.;

4.  Ndryshimin e formular – kërkesës për vlerësuesit e dëmeve në sigurime;

5.  Licencimin e agjentit në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;

6.  Licencimin në profesionin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime;

7.  Administratorin e përgjithshëm të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;

8.  Licencimin e agjentëve të sigurimit për klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së agjentëve “UDSA” sh.p.k.;

9.  Udhëzimin “Për vlerësimin e ecurisë dhe rezultateve në punë të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;

10. Prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal”;

11. Lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin teknik ndërmjet Agjensionit për Supervizion i Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, Maqedonas dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë;

12. Tërheqjen e licencës të shoqërisë “Bindi Insurance Broker” sh.a. për ushtrim aktiviteti si broker në sigurime;

13. Lënien në fuqi të pikës 1, të Vendimit të Bordit të AMF-së nr. 89, datë 18.07.2012 “Për masat ndaj shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., nga analiza e vitit 2011 dhe 3 mujori i parë i vitit 2012”, si dhe rrëzimin e ankimit të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.

Më datë 5 shtator 2012, Bordi i Autoritetit do të vijojë shqyrtimin e disa çështjeve të mbledhjes së datës 29 gusht 2012.