5 Shtator 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vazhdim i mbledhjes së datës 29 gusht 2012

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 05 shtator 2012, vazhdim i mbledhjes së datës 29 gusht 2012,  shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Prospektin e ndryshuar të Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pension” dhe të kontratave-tip, nën administrimin e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED” sh.a.;

2.  Disa ndryshime në statutin e shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;

3.  Disa ndryshime në statutin e shoqërisë së sigurimit “EUROSIG sh.a.”, si rezultat i shitjes së aksioneve;

4.  Prospektin e ndryshuar të fondit të investimit “Raiffeisen Prestigj”;

5.  Rregulloren “Për procedurat e ndalimit të përdorimit të lirë të pasurive të shoqërisë së sigurimit”;

6.  Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;

7.  Kontributet shtesë të Fondit të Kompensimit për vitin 2012.