18 Shtator 2012

Trajnim “Mbikëqyrja me fokus riskun” pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 17-28 shtator 2012

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, me mbështetjen e USAID, nëpërmjet Programit të Zhvillimit të Sektorit Financiar në Shqipëri, FSVC, po organizojnë programin e trajnimit “Mbikëqyrja me fokus riskun”. Trajnimi zhvillohet gjatë një periudhë dy javore 17-28 shtator pranë Autoritetit. Pjesëmarrës në trajnim janë specialistë të mbikëqyrjes pranë AMF-së, si dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit po marrin njohuri teorike dhe praktike për efektivitetin e mbikëqyrjes me fokus riskun, mënyrën se si i influencon ajo shoqëritë e sigurimit dhe ndikimin pozitiv që kjo mënyrë mbikëqyrjeje ka në mbrojtjen e interesave të të siguruarve pranë këtyre shoqërive. Trajner i këtij programi është William D. Cundiff, konsulent i certifikuar në sigurime, me eksperience  mbi 30 vjeçare në tregun e sigurimeve, si dhe trajner në kurse të ngjashme që prej 2005 në mjaft institute në Londër. Ndër temat kryesore që po trajtohen janë:

-    Mbledhja e informacionit dhe analiza paraprake;
-    Inspektimi;
-    Matrica e riskut dhe vlerësimi i tij;
-    Vendosja e prioriteteve;
-    Vlerësimi i sinjaleve të hershme dhe i situatave me risk të lartë. 

Në javën e dytë të trajnimit, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe pune me raste studimore duke zbatuar konceptet teorike mbi raste të mundshme situatash për mbikëqyrje në tregun e sigurimeve.

Për më tepër informacion në lidhje me këtë eveniment kontaktoni [email protected]