21 Shtator 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 26.09.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.   Mbi analizat financiare të shoqërive administruese të fondeve të pensioneve për periudhën 30.06.2012;

2.   Projekt “Mbi miratimin e Udhëzimit "Për listën e dokumenteve të llogaridhënies së detyruar vjetore e periodike të shoqërive të sigurimit e risigurimit";

3.   Projekt “Mbi miratimin e statutit të ri të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Intersig Vienna Insurance Group sh.a.”;

4.   Projekt “Mbi miratimin e statutit të ri të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Interalbanian  sh.a.”;

5.   Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Interalbanian sh.a.”;

6.   Projekt “Mbi tërheqjen vullnetare të licencës së brokerit fizik në sigurime”;

7.   Projekt “Mbi miratimin e një ndryshimi në Bordin e Administratorëve të shoqërisë së sigurimit “Ansig sh.a.”;

8.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig sh.a.”;

9.  Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Invest Euro” nën administrimin e shoqërisë “Raiffeisen
     Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;

10. Projekt “Mbi dhënien e pëlqimit për statutin e shoqërisë së këshillimit në investime”;

11. Projekt “Mbi licencimin e brokerit fizik në sigurime”;

12. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të Bankës Credins për emetimin e obligacioneve”;

13. Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për përllogaritjen e vlerës neto të aseteve të fondit të pensionit vullnetar dhe afatet dhe mënyrën e raportimit”;

14. Të tjera.