25 Shtator 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-gusht 2012, arritën rreth 5,842 milionë lekë, ose 1.11% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-gusht 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 813,961 me një ulje prej 8.64% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.28% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.65% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.07%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 50.86% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49.14% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2012 dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,945 milionë lekë ose 34.87% më shumë se në janar-gusht 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 3,240 milionë lekë, ose rreth 2.87% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-gusht 2012, pati rritje prej 29.35% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 1.75% krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit 2011.

Produkti sigurim kufitar, në periudhën janar-gusht 2012, pati rritje prej 26.78% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 183.52% krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil gjatë periudhës janar-gusht 2012 pati ulje me 49.89% për primet e shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-gusht të 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 20.60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-gusht 2012, arritën rreth 2,972 milionë lekë, ose 6.12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 35.69% krahasuar me këtë periudhë të vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2012 patën ulje me rreth 1.21% kundrejt periudhës janar-gusht  të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat siguruan të ardhura rreth 1,586 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 67.29% të pasuara nga Sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 24.10% të totalit.

Në portofolin zjarri dhe rreziqet shtesë gjatë periudhës janar-gusht 2012 ndihet një rritje prej 24.42% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 2.53% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-gusht 2012 arritën në rreth 449 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 30.64% në krahasim me periudhën janar-gusht të vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 60.02% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2012 arritën rreth 564 milionë lekë, ose rreth 21.98% më pak se janar-gusht i vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht 2012 u rritën me rreth 34.87% krahasuar me janar-gusht të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,412 milionë lekë, apo 72.60% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik. 

    në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-gusht

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

                                       Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

172

213

23.97

Karton Jeshil

466

644

38.15

Kasko

95

82

(12.93)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-gusht 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - gusht 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu