Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 26 shtator 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shqyrtoi dhe miratoi:
1. Analizën financiare të shoqërive administruese të fondeve të pensioneve për periudhën 30.06.2012;
2. Udhëzimin "Për listën e dokumenteve të llogaridhënies së detyruar vjetore e periodike të shoqërive të sigurimit e risigurimit"’;
3. Statutin e ri të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Intersig Vienna Insurance Group sh.a.”;
4. Statutin e ri të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Interalbanian sh.a.”;
5. Anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetës “Interalbanian sh.a.”;
6. Tërheqjen vullnetare të licencës së brokerit fizik në sigurime;
7. Një ndryshim në bordin e administratorëve të shoqërisë së sigurimit “Ansig sh.a.”;
8. Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig sh.a.”;
9. Fondin e investimit “Raiffeisen Invest Euro” nën administrimin e shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri
Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”;
10. Pëlqimin për statutin e shoqërisë së këshillimit në investime “APIA Wealth Management Albania sh.a.”;
11. Licencimin e brokerit fizik në sigurime;
12. Prospektin e Bankës Credins për emetimin e obligacioneve;
13. Rregulloren “Për përllogaritjen e vlerës neto të aseteve të fondit të pensionit vullnetar dhe afatet dhe mënyrën e raportimit”.
Shqip
English