27 Shtator 2012

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, takohet me përfaqësues të Bankës Botërore dhe të FMN

Në datat 25 dhe 26 Shtator 2012, Kryetarja e AMF, Znj. Enkeleda Shehi, zhvilloi takime pune me përfaqësues të Bankës Botërore dhe të FMN. Në të dy takimet interesi i ekspertëve ishte kryesisht  tek ecuria e tregjeve që AMF mbikëqyr si dhe zhvillimet më të fundit në kuadrin rregullator për tregjet e sigurimeve, pensioneve private vullnetare e letrave me vlerë.

Takimet ishin të karakterit teknik, ku Kryetarja e Autoritetit Znj. Enkeleda Shehi, dhe grupi i eksperteve te AMF-së, bënë një panoramë të detajuar të situatës së tregjeve, projekteve dhe sfidave aktuale me të cilat AMF përballet në ushtrimin e funksionit rregullator.

Për më shumë informacione kontaktoni pranë: [email protected]