24 Tetor 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-shtator 2012, arritën rreth 6,519 milionë lekë, ose 0.18% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-shtator 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 911,396 me një ulje prej 8.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.62% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.07%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 49.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 50.02% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2012 dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,123 milionë lekë ose 33.62% më shumë se në janar-shtator 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 3,261 milionë lekë, ose rreth 8.37 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-shtator 2012, pati rritje prej 34.92% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 1.70% krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2011.

Produkti sigurim kufitar, në periudhën janar-shtator 2012, pati rritje prej 25.40% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 182.55% krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil gjatë periudhës janar-shtator 2012 pati ulje me 48.05% për primet e shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-shtator të 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 23.07% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-shtator 2012, arritën rreth 3,258 milionë lekë, ose 7.49 % më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 35.01% krahasuar me këtë periudhë të vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2012 patën ulje me rreth 2.93% kundrejt periudhës janar-shtator  të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat siguruan të ardhura rreth 1,672 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 75.83% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 17.10 % të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës  gjatë periudhës janar-shtator 2012 ndihet një rritje prej 18.26% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 2.22% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit gjatë periudhës janar-shtator 2012 arritën në rreth 489 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 31.06% në krahasim me periudhën janar-shtator të vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 60.87% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2012 arritën rreth 627 milionë lekë, ose rreth 21.49% më pak se janar-shtator i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2012 u rritën me rreth 33.62% krahasuar me janar-shtator të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,560 milionë lekë, apo 73.50% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

në mijë lekë

                                                                                                                                               

Lloji i sigurimit

janar-shtator

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

                                       Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

160

214

33.66

Karton Jeshil

459

613

33.46

Kasko

97

80

(17.39)

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shtator 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - shtator 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu