24 Tetor 2012

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2012

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2012 u dominua në masën 60.56% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 39.44% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97.33% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar- shtator 2012, flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 43.97% dhe 26.18% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.63% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.                    

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar- shtator 2012 ka pasur një rritje prej 231.57 milionë lekë ose në masën 3.92%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shoqëruar me një ulje në masën 10.39% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar- shtator 2012 ka pasur një rritje prej 2,664.32 milionë lekë ose 114.82%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shoqëruar me një rritje në masën 7.31% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me periudhën janar-shtator 2011, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 2,896 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2011, 2012

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

janar-shtator

2011

2012

`12/`11-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

5,901.77

6,133.34

3.92

  

Individë

5,003.01

4,991.19

(0.24)

 

Persona juridike

898.76

1,142.15

27.08

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

2,320.44

4,984.77

114.82

  

 Individë

1,193.01

4,442.72

272.39

 

Persona juridikë

1,127.43

542.05

(51.92)


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu