26 Tetor 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 29.10.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a dhe miratimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionerit “Euroalba E.A” sh.p.k”

2.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit si dhe miratimin e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa e Tiranës” sh.a”;

3.   Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

4.   Projekt “Mbi disa ndryshime në kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit Kasko të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a;

5.   Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazen e pasqyrave financiare të 30.06.2012”.

6.   Projekt “Mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2012 dhe paraqitjen e projekt buxhetit për vitin 2013”;

7.   Informacion “Mbi realizimin e planit financiar të AMF-së për nëntë/mujorin, e  vitit 2012”;

8.   Projekt “Mbi miratimin e planit strategjik të auditimit të brendshëm në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për vitet 2013-2017 dhe planin vjetor për vitin 2013”;

9.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të vendimit të Bordit të AMF nr. 110, datë 27.07.2011 “ Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm  të sektorit të transportit” dhe informacion “Mbi vendimet e Autoritetit të Konkurencës””;

10.  Projekt “Mbi miratimin e auditorit të jashtëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a, për vitin 2012”;

11.  Raporti i inspektimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;

12.  Të tjera.