18 Korrik 2008

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar - Qershor 2008

Duke i hedhur një vështrim të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Qershor 2008, të bie në sy që peshën më të madhe sipas llojit të transaksionit e zë "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 39.52% dhe vendin e dytë  "Blerje në tregun primar" me 33.98% kundrejt volumit te pergjithshem.

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë gjashtemujorit të parë të vitit 2008 u dominua në masën 96.56% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 3.44% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).

Nisur nga pjesëmarja (numër transaksioni) sipas llojit të invesitorëve individëve apo persona juridikë shihet se në peshë specifike më të lartë janë invesitorët individë me 98.61 % të totalit të transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve  "B" dhe "C"

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" ka pësuar një ulje të lehtë prej 62.82 milionë lekë ose 1.27% krahasuar me Janar - Qershor 2007 dhe numri i transaksioneve  të këtij lloji po ashtu ka pësuar një ulje  prej 1.41% .

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" ka pësuar një ulje prej 33.45 milionë lekë ose 10.95%  krahasuar me Janar - Qershor 2007 dhe numri i transaksioneve  të këtij lloji po ashtu ka pësuar një ulje prej 2.19% .

Kjo ulje në vlerë absolute të totalit të transaksioneve të llojit B dhe C në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2007 kap vlerën 96.27 milion lekë ose 1.83 %.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2007, 2008

  

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Qershor

2007

2008

`08/`07-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

4,962.61

4,899.79

(1.27)

  

            Individë

4,889.71

4,386.15

 (10.30)

 

           Persona juridike

72.90

513.65

 604.61

  

C

Blerje nga individet para afatit te maturimit

305.53

272.08

(10.95)

  

            Individë

255.73

262.73

 2.74

 

           Persona juridike

 49.81

9.35

 (81.22)



Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2008 (në versionin PDF) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2008 (në versionin EXCEL) klikoni këtu