29 Tetor 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 tetor 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   
    
1.   Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a. dhe pjesëmarrjen influencuese të aksionarit “Euroalba E.A” sh.p.k.;

2.   Ndryshimin e statutit të shoqërisë “Bursa e Tiranës” sh.a.;

3.   Kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa e Tiranës” sh.a.;

4.   Licencimin e agjentëve në sigurime;

5.   Disa ndryshime në kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit Kasko të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;

6.   Rishikimin e buxhetit të AMF-së për vitin 2012 dhe projekt buxhetin për vitin 2013;

7.   Planin vjetor të Auditit të Brendshëm për vitin 2013 dhe planin strategjik për vitet 2013-2017;

8.   Ndryshimin e Rregullores nr. 110, datë 27.07.2011 “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm të sektorit të transportit”;

9.   Auditorin e jashtëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a. për vitin 2012, si dhe;

10. Marrjen e masave korrigjuese nga inspektimi i ushtruar pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit.