30 Tetor 2012

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 8 nëntor 2012, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë:

Zalo Topçiu
Kastriot Beqiraj
Mamir Hodo
Ermir Dibra
Daniel Xhemo
Leonard Karati