30 Tetor 2012

Për zhvillimin e testimit për brokera në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", të VKM-së  nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, të urdhrit nr. 56, datë 20.09.2011 të Kryetarit të AMF-së, pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 8 nëntor 2012, ora 12:00, zhvillohet testimi për pajisen me licencë “Broker në sigurime”.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë :

1. Bashkim Kryeziu
2. Mediana Rexha
3. Marjeta Proko
4. Xhemal Sula
5. Ramazan Leka
6. Valbona Çarçani