6 Korrik 2007

Seminar mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në sigurime

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Siguruesve dhe kompaninë audituese KPMG Albania organizon në datat 16 – 18 Korrik 2007 një seminar mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) në fushën e sigurimeve. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëritë e sigurimeve në Shqipëri dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

 

Ky trainim dhe aktivitete të ngjashme që do të zhvillohen në vijim, do t’i paraprijnë detyrimit ligjor të zbatimit së standardeve ndërkombëtare (IFRS) në raportimin e shoqërive të sigurimit në vitin 2008.

 

Data Programi i aktivitetit
16 Korrik 2007 09:00 - 17:00 Hyrje
Kuadri i IFRS-së
IFRS1 Përfshirja për herë të parë e Standardeve Ndërkombëtare  të Raportimit Financiar
IAS 1 Paraqitja e Pasqyrave Financiare
IAS 8 Politika të kontabilitetit, Ndryshime në vlerësimet dhe gabimet e kontabilitetit
 
17 Korrik 2007 09:00 - 17:00 IAS 12 Taksat e të ardhurave
IAS 18 Të ardhurat
IAS 21 Efektet e ndryshimit nga kurset e këmbimit 
IAS 24 Evidentimi i  palëve të lidhura
IAS 27 Pasqyrat Financiare të vecanta dhe të konsoliduara
 
18 Korrik 2007 09:00 - 17:00 Kontabiliteti i sigurimeve sipas IFRS 4 Kontratat e sigurimit (faza I dhe elementët kryesorë të Letrës së Diskutimit në fazën II)
Vështrim i përgjithshëm i kontabilitetit të sigurimeve sipas sistemit Amerikan GAAP
IAS 39 Instrumentet Financiarë (klasifikimi, njohja, matja, derivativat, etj)
IAS 16 Pasuria, Toka dhe pajisjet dhe IAS 40 Investimi i Pasurisë
 

Kontakto: [email protected]