16 Nentor 2012

Mbi publikimin e Raportit të Mbikëqyrjes 2011

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Raportin e Mbikëqyrjes 2011, i cili ka hyrë në vitin e pestë të botimit, si një ndër botimet më të rëndësishme periodike të AMF-së.

Viti 2011 shënoi forcimin e metodologjisë së mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve. Autoriteti filloi në vitin 2008 projektin “Drejt një mbikëqyrje efektive” financuar nga First Initiative me asistencën e Bankës Botërore. Me përfundimin e këtij projekti, u prezantuan Manuali i Mbikëqyrjes dhe Projektligji i Sigurimeve, të cilat së bashku me sistemin e raportimit AMF In-Reg përbëjnë shtyllat kryesore të metodologjisë së re.

Në thelb të këtij publikimi është informacioni statistikor-financiar i detajuar dhe tepër i strukturuar. Kështu, përveç testeve IRIS për tregun, të dhënave makro dhe informacionit tekniko-financiar për tregun e Jetës dhe të Jo-Jetës, një vend të rëndësishëm zënë dhe treguesit tekniko-financiarë të disa prej portofoleve me peshë më të rëndësishme, me qëllim analizimin e tendencave në vite.
Ky publikim i adresohet një numri të konsiderueshëm përdoruesish, duke filluar që nga vetë operatorët e tregut, investitorët e huaj, analistët e ndryshëm dhe deri për qëllime akademike.

Shpresojmë, që ky publikim t’i përgjigjet nevojave të publikut të gjerë, për informacion dhe t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të transparencës në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes 2011, në versionin XLS, mund të klikoni këtu

Për më tepër informacion në lidhje me këtë publikim, kontaktoni [email protected]