20 Nentor 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 21.11.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për kushtet e organizimit dhe funksionimit të
MTF- Platforma e tregtimit shumëpalësh””;

2.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Rregullores “Mbi licencimin dhe mbikëqyrjen e bursës së titujve” miratuar me vendimin e Bordit nr. 120, datë 02.10.2008 e ndryshuar””;

3.    Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

4.    Projekt “Mbi miratimin e ekspertit kontabël të regjistruar të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a., për vitin 2012”;

5.    Projekt “Mbi miratimin e formatit të raportimit të agjentit të brokerit të letrave me vlerë”;

6.    Informacion “Për rezultatet e inspektimit në shoqërinë e sigurimit “Eurosig” sh.a.”;

7.    Informacion “Mbi disa ndryshime në Ligjin nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;

8.    Mbi konstatimet e disa shkeljeve të kryera nga vlerësues të pavarur;

9.    Të tjera.