21 Nentor 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.    Rregulloren “Për kushtet e organizimit dhe funksionimit të MTF- Platforma e tregtimit shumëpalësh";   

2.    Ndryshimin e Rregullores nr. 120, datë 02.10.2008 “Mbi licencimin dhe mbikëqyrjen e bursës së titujve”;

3.    Licencimin e agjentëve në sigurime;

4.    Ekspertin kontabël të regjistruar të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a., për vitin 2012, si dhe

5.    Formatin e raportimit të agjentit të brokerit të letrave me vlerë.