Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 21.12.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Projekt “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 2, datë 21.11.2007 “Për procedurat e inspektimit në subjektet financiare jo-bankare””;
2. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit Jo-Jetë “ANSIG” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;
3. Projekt “Mbi miratimin e një ndryshimi në Prospektin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Prestigj””;
4. Projekt ”Mbi miratimin e ndryshimeve në kontratat-tip të shoqërisë administruese “Raiffeisen Invest””;
5. Për miratimin e formatit standard të akt-vlerësimit të dëmeve në sigurime;
6. Mbi licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër të shoqërisë “UDSA” sh.p.k.;
7. Mbi licencimin e 6 aplikantëve si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;
8. Mbi licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a.;
9. Projekt “Mbi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013”;
10. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të BSHS-së për vitin 2013”;
11. Rialokimi i fondeve në planin financiar viti 2012;
12. Të tjera.
Shqip
English