Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 21 dhjetor 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. Disa ndryshime në Udhëzimin nr. 2, datë 21.11.2007 “Për procedurat e inspektimit në subjektet financiare jo-bankare”;
2. Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Ansig” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
3. Disa ndryshime në kontratat-tip të shoqërisë administruese “Raiffeisen Invest”sh.a.;
4. Formatin standard të akt vlerësimit të dëmeve në sigurime;
5. Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër të shoqërisë “UDSA” sh.p.k.”;
6. Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
7. Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
8. Krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013;
9. Buxhetin e BSHS-së për vitin 2013;
10. Prospektin e shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
11. Licencimin e shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. si agjent në sigurime të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë “Insig” sh.a., si dhe;
12. Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a.
Shqip
English