Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2012
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-nëntor 2012, arritën rreth 8,033 milionë lekë, ose 4.65% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-nëntor 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,097,726 me një ulje prej 7.56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.05% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.65% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.30%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 49.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 50.52% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2012, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,455 milionë lekë ose 28.76% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2011.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 4,058 milionë lekë, ose rreth 17.25% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-nëntor 2012, pati rritje prej 45.82% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 1.09% krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2011.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2012, pati rritje prej 25.59% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 183.87% krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar.
Produkti Karton Jeshil, gjatë periudhës janar-nëntor 2012, pati ulje me 41.29% për primet e shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-nëntor të 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 19.56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-nëntor 2012, arritën rreth 3,975 milionë lekë, ose 5.69% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 32.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-nëntor 2012, patën ulje me rreth 2.52% kundrejt periudhës janar-nëntor të vitit 2011.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës raportuese siguruan rreth 2,036 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 76.31% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 15.57% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2012, ndihet një rritje prej 16.76% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 2.40% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2011.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2012, arritën në rreth 571 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 29.85% në krahasim me periudhën janar-nëntor të vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 62.16% të totalit.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2012, arritën rreth 775 milionë lekë, ose rreth 17.52% më pak se janar - nëntor i vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2012 u rritën me rreth 28.76% krahasuar me janar-nëntor të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,834 milionë lekë, apo 74.71% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.
në mijë lekë|
Lloji i sigurimit |
janar-nëntor |
Ndryshimi |
||
|
2011 |
2012 |
(në %) |
||
|
Dëmi mesatar |
|
|||
|
MTPL e brendshme |
157 |
205 |
30.68 |
|
|
Karton Jeshil |
491 |
657 |
33.71 |
|
|
Kasko |
95 |
79 |
(16.87) |
|
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-nëntor 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - nëntor 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu
Shqip
English
