27 Dhjetor 2012

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM-së nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, Komisioni i Testimit për “Broker në Sigurime ”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 64 datë 02.11.2012, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 08.11.2012.

Në bazë të pikëve të mbledhura:

1. Zj. Mediana Rexha kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës” dhe modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”.

2. Z. Xhemal Sula kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës”.

3. Z. Bashkim Kryeziu kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës”.

4. Zj. Valbona Çarçani kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës” dhe modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”.

5. Z. Ramazan Leka kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”.

6. Zj. Mimoza Reme kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”.