23 Janar 2026
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 30.01.2026, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2025”;
- Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2026”;
- Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë administruese “Sigal Uniqa Invest” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Sigal Life Insurance Group” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë komisionere “Posta Shqiptare” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve ekzekutiv të Këshillit të Administrimit në pozicionin e administratorit dhe zëvendësadministratorit, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a. - shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit dhe riemërimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “A-Eja Insurance Broker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.
Shqip
English