23 Janar 2013

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2012

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2012 u dominua në masën 64.31% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 35.69% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97.47% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2012, flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 44.04% dhe 27.71% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.75% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2012 ka pasur një rritje prej 131.57 milionë lekë ose në masën 1.90%, krahasuar me vitin 2011. Kjo është shoqëruar me një ulje në masën 9.57% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2012 ka pasur një rritje prej 2,555.45 milionë lekë ose 82.23%, krahasuar me vitin 2011. Kjo është shoqëruar me një rritje në masën 4.49% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me vitin 2011, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 2,687 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2011, 2012

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Viti

2011

2012

`12/`11-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

6,934.80

7,066.37

1.90

  

Individë

5,781.30

5,872.98

1.59

 

Persona juridike

1,153.49

1,193.39

3.46

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

3,107.58

5,663.03

82.23

  

 Individë

1,686.75

5,020.98

197.67

 

Persona juridikë

1,420.83

642.05

(54.81)



Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu