25 Janar 2013

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për vitin 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit në vitin 2012, arritën rreth 8,950 milionë lekë, ose 7.36% më shumë se në vitin 2011. Gjatë vitit 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,057,820 me një ulje prej 19.00% krahasuar me vitin e kaluar. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.84% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 48.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 51.31% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2012, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,807 milionë lekë ose 26.93% më shumë se viti 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Në vitin 2012, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 4,578 milionë lekë, ose rreth 22.82% më shumë se në vitin e kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë vitit 2012, pati rritje prej 52.82% për primet e shkruara bruto po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 3.68% krahasuar me vitin 2011.  Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2012, pati rritje prej 23.79% për primet e shkruara bruto dhe kjo u shoqërua me rritjen edhe të numri i kontratave me rreth 4.91% krahasuar me vitin e kaluar. 

Produkti Karton Jeshil, gjatë vitit 2012, pati ulje me 37.56% për primet e shkruara bruto, krahasuar me vitin 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 17.63%. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në vitin 2012, arritën rreth 4,344 milionë lekë, ose 5.37% më pak se në vitin 2011. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 31.98% krahasuar me një vit më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë vitit 2012, patën ulje me rreth 1.74% kundrejt vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë vitit 2012 siguruan rreth 2,226 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 76.65% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 15.21% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2012, ndihet një rritje prej 17.42% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 4.09% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2012, arritën në rreth 621 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 29.05% në krahasim me vitin 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 62.30% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2012, arritën rreth 880 milionë lekë, ose rreth 17.38% më pak se viti i kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2012 u rritën me rreth 26.93% krahasuar me vitin 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,117 milionë lekë, apo 75.44% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                                          në mijë lekë

Lloji i sigurimit

viti

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

                  Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

162

219

35.64

Karton Jeshil

497

675

35.72

Kasko

98

75

(23.00)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për vitin 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Buletini Statistikor për vitin 2012 është rifreskuar më datë 07/10/2013, me shifrat përfundimtare të korrigjuara dhe të ridepozituara në autoritet.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu