Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 30.01.2013 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Raport Vjetor 2012 i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe objektivat e vitit 2013;
2. Projekt “Mbi miratimin ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
3. Projekt “Mbi ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;
4. Projekt “Mbi licencimin në profesionin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
5. Projekt “Mbi licencimin “Broker fizik në sigurime në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës””;
6. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
7. Projekt “Për miratimin e Rregullores “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
8. Të tjera.
Shqip
English