Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30 janar 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. Raportin Vjetor 2012 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe objektivat e vitit 2013;
2. Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
3. Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
4. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
5. Licencimin si Broker Fizik në sigurime në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës;
6. Licencimin e agjentëve në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
7. Miratimin e Rregullores “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
8. Miratimin e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Shqip
English