22 Shkurt 2013

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 28.02.2013, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Miratimi i proces-verbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimi i rendit të ditës;

3.  Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013”;

4.  Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;

5.  Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;

6.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Fondi BESA” sh.a.;

7.  Projekt “Mbi licencimin si broker fizik në sigurime”;

8.  Projekt “Mbi rinovimin e licencës si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;

9.  Informacion “Mbi realizimin e Buxhetit  të AMF-së për vitin 2012”.

10. Të tjera.