28 Shkurt 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 shkurt 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.  Disa ndryshime në Vendimin nr. 172, datë 21.12.2012 “Mbi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013;

2.  Disa ndryshime në Rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;

3.  Licencimin e brokerave fizik në sigurime;

4.  Rinovimin e licencës së agjentit në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë  së sigurimit “Insig” sh.a.