29 Mars 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 mars 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1. Një ndryshim në Prospektin e Fondit të Investimit "Raiffeisen Prestigj";

2. Disa ndryshime në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit;

3. Provigjonet teknike (matematike) të shoqërive të sigurimit;

4. Licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës.