18 Prill 2013

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 24.04.2013 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Informacion “Mbi një marrëveshje bashkëpunimi midis Autoritetit Evropian të Tregjeve dhe Letrave me Vlerë (European Security and Market Authority, ESMA) dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF)”;

2.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria aksionare “Fondi BESA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë”;

3.  Projekt  “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë”;

4.  Projekt udhëzim “Mbi kërkesat dhe procedurat për rinovimin e  licencës/autorizimit të profesionisteve në tregun e sigurimeve”;

5.  Projekt  “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

6.  Projekt “Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a. për shndërrimin e degës Kosovë në shoqëri aksionare”;

7.  Mbi “Pasqyrat Financiare të AMF-së dhe masa e kontributit vjetor për shoqëritë e sigurimit”, Viti 2012;

8.  Letër drejtuar Bordit nga Eksperti Kontabël lidhur me Pasqyrat Financiare të AMF-së për vitin 2012;

9.  Të tjera.